Aksident me fatalitet në Malishevë

 

Një aksident ka ndodhur në fshatin Balincë të Malishevës nga ku ka mbetur i vdekur një person.

Vetura ka goditur këmbësorin pak pasi ky i fundit ka kaluar barrierat e metalta që ndan shiritat e rrugës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:10 në rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë.

“Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa automjeti , kishte qene duke qarkulluar ne aksin rrugor Prishtine-Peje, mirëpo me te arritur ne fshatin Balinc, pikërisht përballë market “Aldi”,derisa vetura ne fjalë kishte qenë në lëvizje në shiritin e majte qarkullues pasi që rruga ishte me dy shirita qarkullues në një drejtim, por për një moment papritmas i ka dalë një këmbësor në rrugë i cili kishte ardhur prej anës se majte te rrugës, e me pas duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave te trafikut, ku vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur qe ti evitohet goditjes dhe me pjesën e parme ballore ana e majtë e veturës e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar qe te del ne rrugë prej anës se majte, dhe pas goditjes vetura e kishte bartur këmbësorin disa metra përpara , ku me pas e kishte përplasur ne rruge ne shiritin e majte qarkullues”, ka shpjeguar Xhurkaj se si ka ndodhur ky aksident.

Si pasoje e goditjes siç thotë policia këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jetë, ku nga disa kalimtarë të rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete dhe e kishin dërguar në QKMF në Kijevë, mirëpo sipas mjekëve viktima ishte dërguar pa shenja jete, ku edhe e kanë konfirmuar vdekjen e tij. Ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore, fillimisht ishte dërguar në QKMF në Klinë, e pasi që kishte pësuar frakturë në dorën e majtë, mirëpo me urdhër te prokurorit kujdestar vozitësi është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, për tretman mjekësor, mirëpo është i ndaluar me vendim të prokurorit kujdestar dhe është në mbikëqyrje të organeve policore në repartin ortopedik.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të tij me pëlqimin e familjarëve viktima ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

Back to top button