Pritje të gjata në pikat kufitare, bashkatdhetarët po presin 7 orë në Merdarë

Në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë pritjet e qytetarëve për dalje vazhdojnë të zgjasin deri në 7 orë.

Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar raportohet se në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, qytetarët që dalin nga Kosova po presin deri në 420 minuta. Kolona e automjeteve për të dalë nga Kosova në këtë pikë është 3500 metra e gjatë.

Në pikën tjetër kufitare Mutivodë, pritjet për dalë zgjasin deri në 150 minuta. Te Dheu i Bardhë pritje ka deri në 70 minuta, ndërsa në Jarinjë deri në 60 minuta. Pritje deri në gjysmë ore ka edhe në pikën kufitare Muçiqbabë.

Në pikat kufitare të Kosovës, zakonisht gjatë sezonit të dimrit, vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe vijnë në Kosovë, si dhe të atyre që dalin nga Kosova./21Media

Back to top button