Aksident mes tri veturave, 4 të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar pasditen e së dielës në Rudar të Zveçanit si pasojë e një aksidenti.
Për portalin rtv21.tv, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë 3 automjete, njësitet policore iu kane përgjigjur rastit, është njoftuar emergjenca dhe me të arritur në lokacion është konstatuar se aksidenti është me lëndime trupore dhe dëme materiale”, ka deklaruar Hoxha.
Hoxha ka thënë se bazuar në informacionet fillestare njëri automjet ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Sipas informatave fillestare dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave tjera në këtë aksident. Katër persona raportohet se janë të lënduar në këtë aksident dhe janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa ekipet kompetente policore janë duke kryer hetime relevante për trajtimin e  rastit sipas procedurave ligjor”, ka deklaruar tutje Hoxha./21Media

Back to top button