Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” rreth orës 19:00.
Lajmin për kp e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar”, tha Pllana.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?