Aksident në Itali, vdiq 10 vjeçari shqiptar, babai në gjendje të rëndë

 

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesnatës së shkuar në territorin e provincës së Fermos, në Marche, ku ka vdekur një 10 vjeçar, ndërsa babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një automjet tip Fian Panda i drejtuar nga një 40-vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me djalin e tij 10-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit e është përplasur me murin buzë rrugës. Përplasja ka qenë shumë dhunshme e automjeti është kthyer prapthi duke u palosur më dysh.

Trupi i vogëlushit 10-vjeçar nga impakti i dhunshëm ka dalë disa metra jashtë automjetit e ka vdekur menjëherë në vendngjarje. Babai i tij 40-vjeçar ka mbetur i bllokuar brenda e automjetit dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve e prerja e llamarinës së makinës për të nxjerrë trupin e tij.

40-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje mjaft të rëndë e po kurohet në spitalin e Fermos.

Ai bashkë me familjen e tij ishin emigrantë prej disa vitesh në Itali e banonin në komunën Valmir.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por hetimet e para zbardhin dinamikën e humbjes së kontrollit të automjetit./Ora News

Back to top button