Rama lehtësoi masat anti-covid: Nga sot lokalet do të hapen edhe brenda

 

Tashmë do të lejohet hapja e lokaleve në ambientet e brendshme në Shqipëri.

Një lajm të tillë e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama nga Vlora.

Rama u shpreh se njoftimi për një lehtësim të tillë do të dalë ditën e sotme, pasi ftohet edhe koha.

“I thërrisni pak mendjen, dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe shëndet. Puna mbarë!”, u shpreh Rama./oranews

Back to top button