Aksident në kryeqytet, u lëndua një person

 

Një aksident ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë, ku është lënduar një person.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti dhe një këmbësori.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor./21Media

Back to top button