Një 21 vjeçar u ther me thikë, u arrestuan tre të dyshuar

 

Një rrahje ka ndodhur sonte në lagjen “Emshir” në kryeqytet, ku një 21 vjeçar është therur me thikë, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se 21 vjeçari po merr trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrit që lidhur me këtë rast të arrestojnë tre perona të dyshuar. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërkohë, po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Back to top button