Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Lluzhan, një person në gjendje të rëndë

Në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person është në gjendje të rëndë. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

Ai shtoi se rasti ka ndodhur si pasojë e një aksidneti dhe ‘gjendja e të lënduarit është e rëndë’. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, ndonëse policia ende nuk ka konfirmuar rastin për KosovaPress, ani pse janë kontaktuar. Për këtë rast raportojnë edhe mediat lokale në Podujevë, se dyshohet se një i moshuar është shkelur nga një veturë në Lluzhan.

Doktor Syla nuk ka treguar se si ka ndodhur aksidenti, përveç që theksoi se i lënduari është si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor. Rasti ka ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button