Aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan, ka të lënduar

viktimat u dërguan në Qendrën Emergjente në Ferizaj

Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Gjilan. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka informuar se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Sot, rreth orës 07:00 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy automjete të parkuara. Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe në fshatin Sojevë, shoferi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rruge, ku i godet dy automjete që ishin të parkuara.Veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime të lehta trupore pësojë dy persona të cilët dërgohen për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Në vendin e akisdentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidente e cila po e heton rastin./21Media 

Back to top button