Aksident në magjistralen Gjilan -Prishtinë, një i lënduar rëndë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Kjo pas një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në magjistalen Gjilan – Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Gjilan- Prishtinë afër marketit ”Besniki” ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të perfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lendime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Hashani.
Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor nga Gjilani janë duke i hetuar rrethanat si si ka ardhur deri te aksidenti. /21Media
 

Back to top button