Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin Abbott

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Përmes një njoftimi për media, Haradinaj ka bërë të ditur se ka falënderuar Ambasadorin Abbott për angazhimin e tij në stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit.

“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa ka shtuar se në shenjë respekti për kontributin e tij si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, ka ndarë mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”./21Media

Back to top button