Aksident në Mitrovicë, u lëndua një fëmijë

 

Një fëmijë është lënduar dje në rrugën “Ismajl Qemajli” në Mitrovicë si pasojë e një aksidenti.

Këmbësori për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar  dhe një këmbësori fëmijë mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima- këmbësori i cili ndihmën e parë mjekësore e merr në spitalin në Mitrovicë dhe pastaj dërgohet në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.”, informoi sot policia./21Media

Back to top button