Shekerinska: Me anëtarësimin në NATO arritëm ta realizojmë qëllimin 30-vjeçar

 

 

Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmilla Shekerinska gjatë ngjitjes në një prej kulmeve të Bistrës, sot tha se motoja e turës alpiniste “Ne jemi NATO” është dëshmi se asgjë nuk është e pamposhtur, asgjë nuk është aq lartë, nëse nisesh i gatshëm dhe i vendosur të arrish në cakun.

Ministria e Mbrojtjes, me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatori, organizoi turë alpiniste, ku ishin ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska me përfaqësues të korit diplomatik në vend, Komanda e SEEBRIG dhe atashetë ushtarakë, të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë vit caku ishte kulmi Çafkarnbik në malin Bistra.

Shekerinska tha se këtë vit për herë të parë Ditën e pavarësisë e festojmë si vend anëtar i NATO-s.

Çdo vit Ministria e Mbrojtjes organizon pushtim të disa kulmeve tona. Vitin e kaluar në Galiçicë, para asaj në Krushevë. Këtë vit jemi në Mavrovë. Vitin e kaluar e kemi bërë këtë në prag të anëtarësimit tonë në NATO dhe menduam se ngjitja në Galiçicë është e vështirë, por të gjithë arritëm ta bëjmë. Këtë herë për herë të parë e bëjmë si anëtare e NATO-s, nuk ishte lehtë dhe ishte edhe më vështirë pasi ambiciet tona ishin edhe më të mëdha. Ashtu edhe me anëtarësimin tonë në NATO. Arritëm ta realizojmë këtë qëllim 30-vjeçar, por megjithatë këtu nuk ndalemi”, tha Shekerinska pas përfundimit të turës.

Ajo u përqëndrua edhe në përfitimet nga anëtarësimi në Aleancë, pasi, siç tha, edhe në momente të këqija do të mundemi të mbështetemi në forcat e NATO-s.

Anëtarësimi në NATO është instrument që të kemi shtet më të sigurt dhe të kemi mundësi për përparim ekonomik. Që të kemi ekonomi, duhet të kemi edhe siguri”, tha mes tjerash Shekerinska./TV21

 

Back to top button