Plazh në shtator, shqiptarët e Kosovës e lindorët shtyjnë sezonin përtej gushtit

 

Shqiptarët e Kosovës shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa kushtet atmosferike po lejojnë që plazhi të vijojë edhe në vjeshtë. Disa e kanë zgjedhur këtë kohë për të pushuar për çmimet më të lira dhe mundësinë e distancimit social që detyron periudha e pandemisë së koronavirusit.

Jemi në javën e parë të vjeshtës,  por kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta po lejojnë që sezoni turistik të vijojë. Shqiptarët e Kosovës që mbajtën gjallë turizmin mbizotëruan edhe këtë fundjavë në të gjitha plazhet nga jugu në veri.

Në Vlorë nuk mungojnë as pushuesit e huaj, kryesisht ballkanas e lindorë.

Për operatorët turistikë ky sezon nuk krahasohet me ato të viteve të shkuara, por për një pjesë shtatori ka sjellë optimizëm.

I lartë mbetet numri i turistëve të vjeshtës edhe në Shëngjin, por atje pushuesit ankohen për abuzime me çmimet.

Pushuesit e fundjavës u rikthyen edhe në jugun e thellë, ndërsa plazhi në qytetin e Sarandës ishte nën zotërimin e të moshuarve./oranews

Back to top button