Aksident në Podujevë, pesë të lënduar

 

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Podujevës rreth orës 20:00.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në levizje.

“Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kerkuar pesë persona”, ka konfirmuar Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button