Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

 

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka njoftuar Borovci.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./21Media

Back to top button