Aksident në Prishtinë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Për rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave si pasojë, sipas dëshmitarëve të rastit, ishte zhvendosur në trotuarë.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe ndihma e shpejtë./21Media

Back to top button