Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte në në rrugën Prishtinë-Pejë, në segmentin në Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se në aksident ishin të përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 20:00 është raportuar se në rrugën Pejë- Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident janë të përfshira 3 automjete,  përderisa 2 persona raportohet se janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.
Njësitet policore për menaxhim dhe kontroll të autostradave janë duke u marrë me rastin dhe menaxhimin në trafik për lehtësim të qarkullimit deri në përfundimin e rastit./21Media

Back to top button