Rrotullohet autobusi me udhëtarë nga Serbia, mes të lënduarve ka edhe fëmijë

Një autobus nga Serbia është rrotulluar në autostradën e Trakës në Bullgari.
Siç njofton Ministria bullgare e Shëndetësisë, janë lënduar tetë fëmijë dhe katër të rritur, nga të cilët një fëmijë dhe një i moshuar janë lënduar rëndë, raporton N1
Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, një zjarrfikës dhe disa mjete policie. Të gjithë pasagjerët janë shtetas të Serbisë dhe në autobus kanë qenë 48 persona.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Stara Zagorës. Ndërkaq, RTS raporton se të lënduarit po transportohen në spitalin e Stara Zagorës dhe se dy persona kanë marrë lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është fëmijë./21Media

Back to top button