Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, një i lënduar rëndë

Një person ka pësuar lëndime të rënda në një aksident në rrugën Pejë-Prishtinë më saktësisht në fshatin Gllaviqicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për portalin rtv21.tv ka thënë se aksidenti ndërmjet një autobusi dhe një veture ka ndodhur sot rreth orës 12:55.
Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Ndërsa të gjitha organet kompetetnte janë në vendin e ngjarjes./21Media

Back to top button