Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në rrugën Prishtinë-Pejë.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.
Njësitet policore janë marrë me procedurat në vendngjarje./21Media

Back to top button