Aksident në Veternik mes një motoçiklete dhe veture, një person mbetet i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në dalje të Prishtinës, më saktësisht në Veternik.
Rastin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, duke thënë se në aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?