Aksident në Vrellë të Istogut, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Vrellë të Istogut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Akisdenti ka ndodhur sot rreth orës 10:15 ndërmjet dy veturave. Tre personat e lënduar janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës ku edhe kanë marrë tretman mjekësor, pastaj janë liruar për në shtëpi.
Sipas policisë ka qenë aksident me lëndime të lehta.
Njësitët e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetohen rrethanat e aksidentit./21Media

Back to top button