Aksident në Vushtrri, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidentit që ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë,  përkatësisht në fshatin Nadakofc.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button