Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, 7 të lënduar

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për kp, zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 41 aksidente trafiku, një me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 23 me dëme materiale.

Back to top button