Aksident trafiku në Prishtinë, një i lënduar

 

Një person ka mbetur i lënduar  pas një aksidenti afër Menzës në Prishtinë. Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për portalin rtv1.tv ka treguar se aksidenti ka ndodhur mes një  kamionete dhe një motoçiklete.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidenti lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /21Media

Back to top button