Aksident tragjik në Fier, vdiq një 30 vjeçar

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Fier Patos, në vendin e quajtur Portëz.

Makina tip “Benz” është përplasur me një kamion që transportonte naftë, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i Banzit, K.B.

Viktima, për shkak të dëmtimeve të shumta të makinë ka mbetur i bllokuar brenda. Dëmtimet e shumta në strukturën e mjetit, e kanë bërë të pamundur nxjerrjen e tij.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit Bardhi Spahia dhe po kryhen veprimet procedurale. Klement Basha mësohet se ishte infermier në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./oranews

Back to top button