Aksidenti me fatalitet te Kroni i Mbretit, arrestohet drejtuesi i mjetit
Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku ka vdekur një këmbësore, është arrestuar.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka informuar se i arrestuari do të dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.
“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44 vj është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.”, ka bërë të ditur Krasniqi./21Media