Një këmbësore vdiq në rrugën Prishtinë-Pejë

Një këmbësore ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 17:20, te Kroni i Mbretit.
“Në ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka gotitur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete.”, ka deklaruar Bajrami.
Ndërkohë, Policia po merret me rastin./21Media

Back to top button