Aksidenti në Lupç, Komuna ua ndan nga 500 euro familjeve të tri viktimave

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se familjeve të tri viktimave në aksidentinnë Lupç, ua ka ndarë nga 500 euro, në mënyrë që  t’i ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve të ceremonive mortore.
“Familjeve të tri viktimave, që pësuan në aksidentin tragjik në Lupç gjatë javës së kaluar, si kryetar i Komunës ua kam ndarë nga 500 euro, në mënyrë që sado pak t’u ndihmojmë në mbulimin e shpenzimeve të ceremonive mortore”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Të dielën(9 janar), tri vetura janë përfshirë në një aksident rrugor, nga i cili u shënuan tre viktima dhe mbetën të lënduar 11 persona./21Media

Back to top button