Aksidenti në Shkup, edhe 4 persona në gjendje kritike

Rrokulliset autobusi në autostradën Shkup- Tetovë, ka të vdekur

Drejtori i Qendrës së Urgjencës në Shkup, Ilir Asani ka thënë se deri më tani janë pranuar pesë pacient shumica e të cilëve janë në gjendje të rëndë.

“Përveç njërit, i cili është me lëndime të lehta të gjithë të tjerët janë me lëndime të rënda trupore të cilët kërkojnë intervenim urgjent kirurgjikal.”

Ai tutje shtoi se është mobilizuar i gjithë stafi pasi që sipas tij pritet një fluks më i madh i pacientëve të tjerë.

Tv 21 në Maqedoni raporton se të gjithë udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi. Udhëtarët janë dërguar në spitalin “8-shtatori: dhe në urgjencën e Shkupit.

Deri tani siç bën të ditur zëvendësministri i brendshëm Agim Nuhiu janë 8 viktima të cilët kanë humbur jetën në aksidentin e autobusit që po udhëtonte nga Shkupi për në Tetovë. Aksidenti ka ndodhur rreth orë 16:30 pas afër pikë pagesës së parë në Saraj./21Media

Back to top button