Aksidentohen dy autobusë në Senegal, 40 të vdekur

Të paktën 40 njerëz humbën jetën të dielën dhe shumë të tjerë u lënduan rëndë në një aksident me autobus në Senegal.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik rrugor i sotëm në Gniby, ku humbën jetën 40 persona dhe shumë u lënduan rëndë. I dërgoj ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve të viktimave dhe i uroj të plagosurve shërim të shpejtë”, tha Presidenti Macky Sall në një postim në Twitter.
Aksidenti përfshiu dy autobusë që u përplasën me njëri-tjetrin, sipas Radiodiffusion Télévision Sénégalaise (RTS), transmetuesi publik i vendit.
Kombi i Afrikës Perëndimore do të mbajë tre ditë zie kombëtare për viktimat, duke filluar nga 9 janari, njoftoi presidenti.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit./21Media

Back to top button