Një këmbësore goditet nga vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë -Podujevë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Viktima është dërguar në Spital, ndërsa shofetri në stacionin e Policisë.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një auromjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button