Pastruesja dhe djali i saj “ia fshinë” mbi 540 mijë euro zyrtares së shtetit

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi kanë vjedhur shuma marramendëse parash në banesën ku zonja punonte si pastruese.
Rreth 120 mijë euro, makina luksoze dhe bizhuteri janë zbuluar ditën e djeshme, ndërsa sot policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tyre mbi 404 mijë euro, 8500 dollarë dhe bizhuteri floriri.
Por kreu i PD Sali Berisha në një postim në “Facebook”, ka bërë me dije se këto para janë vjedhur në banesën e Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, tani këshilltare në Kryeministri.
Sipas Berishës, policia është kujdesur që të mos e bëj publike emrin e zyrtares së lartë shtetërore.
“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë!
“Nënë e birë kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro. Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura. Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur te nënë e bir është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Nerkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë”, shkruan Berisha.

Back to top button