Aksion anti-drogë në Prizren, ka edhe të arrestuar

Katër persona të dyshuar janë arrestuar sot pas një aksioni në rajonin e Prizrenit.

Aksioni në fjalë ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për portalin rtv21.tv ka thënë se aksioni ka përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit.

“Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit. Operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar”, ka thënë Kelani./21Media

Back to top button