Aksion i policisë në Prizren

 

Policia e Kosovës dje ka realizuar një aksion në Prizren, ku ka shqiptuar 68 tiketa për personat, që nuk i kanë respektuar masat antiCovid19, si dhe 4 fletë-paraqitje për bizneset e gastronomisë që nuk e kanë respektuar orarin.

“Me datën 12 mars 2021, aksioni i policisë në Prizren është realizuar duke u bazuar në Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), dhe me këtë rast policia ka kryer kontrollë në disa lokacione, në lagjen Arbana, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” dhe në rrugën “Ismail Kryeziu”, në fshatin Korishë dhe në Landovicë. Por, policia gjatë kontrollit në këto lokale ka gjetur edhe 16 puntore-valltare shtetase të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë qenë duke punuar pa dokumentacion të rregullt. Për këtë policia ka sekuestruar dokumentat dhe ka njoftuar Njësinë për Migrim dhe të Huaj.”, ka informuar sot policia.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i Shtetit.

Sipas policisë, aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi në parandalim dhe respektim të masave “Covid 19” dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimit të Qeverisë./21Media

Back to top button