Orlando: Institucionet të formohen shpejt, s’ka kohë për të humbur

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando deklaroi se pret konsitutimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe betimin e qeverisë së re.

Ai bëri të ditur se ka shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, rendin dhe ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik.

“Urime të gjithë deputetëve të rinj të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, shkroi Orlando në twitter.

Back to top button