Tërmet në Greqi, u ndje edhe në Maqedoni të Veriut

 

Një tërmet me magnitudë 4.1 sipas shkallës Rihter u regjistrua këtë pasdite në ora 15:09 sipas kohës lokale në Greqi.

Epiqendra e tërmetit ishte 39 kilometra në jugperëndim të Larisës me një thellësi prej 7 kilometrash.

Tërmeti u ndje edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë që, mbrëmë në Maqedoninë e Veriut u regjistruan një seri tërmetesh me epiqendër afër Liqenit të Mavrovës, raporton TV21./21Media

Back to top button