Aktorët e serialit “Pasionet e Fshehta” dhanë një lajm të hidhur

Muajin e kaluar ka filluar sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta”.  Sezoni i dytë la sjell një brez të ri aktorësh të cilët përballen me një krim tragjik që ka të bëjë me vdekjen e një personi.
Në rrjetet sociale aktorët e serialit kanë  njoftuar se pas një pune të gjatë kanë përfunduar xhirimet e fundit të serialit, kështu duke i bërë kureshtar shikuesit se deri kur do vahzdojë seraili.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paola Rey (@paolareyactriz)


“Me atë buzëqeshje në fytyrën tonë dhe kënaqësinë që kemi bërë një super punë, i thamë lamtumirë shtëpisë sonë. Për të gjithë ata që kanë kërkuar, ne tashmë kemi mbaruar regjistrimin e serialit”ka shkruar Natasha Klauss e cila në këtë serial luan rolin e “Saritës”.

“Në ditën tonë të fundit të xhirimeve. Faleminderit për kaq shumë dashuri që keni për “Pasionet e Fshehta”. Faleminderit për të gjithë partnerët e mi të talentuar të skenës, ekipin e prodhimit, grimin, kostumet, regjinë, kamerat, zërin, fotografinë, teknikën dhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ëndërr”, ka shkruar Paola Rey e cila luan rolin e “Himenes”.

Ky serial u rikthye pas gati dy dekadash me vazhdimin e historisë që magjepsi shikuesit midis tetorit 2003 dhe korrikut 2004 në transmetimin e tij të parë./21Media


Back to top button