Aktori i “Squid Game” akuzohet për sulm seksual
Aktori i “Squid Game” O Yeong-su është akuzuar për sulm seksual.
78-vjeçari akuzohet se ka prekur në mënyrë të papërshtatshme një grua në vitin 2017.
O e ka mohuar akuzën, raportojnë mediat lokale.
Ai u bë aktori i parë koreano-jugor që fitoi çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë në rol dytësor në një seri, pas performancës së tij në thrillerin kryesor të Netflix-it në fillim të këtij viti.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, viktima e supozuar paraqiti fillimisht një ankesë në polici kundër O në dhjetor të vitit të kaluar. Por çështja u mbyll në prill pa u ngritur akuzë kundër tij.
Tashmë prokuroria ka rihapur hetimet “me kërkesë të viktimës”, raporton agjencia.
Pas akuzës, ministria e kulturës e Seulit vendosi të ndalojë transmetimin e një reklame qeveritare me O.
“Squid Game” – seriali më i njohur i Netflix i të gjitha kohërave – është një serial thriller që tregon historinë e njerëzve të zhytur në borxhe që konkurrojnë për një çmim të madh në para në një seri vdekjeprurëse lojërash për fëmijë./21Media