Kievi pa energji elektrike, Zelensky kritikon Klitschkon

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kritikuar kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko për sigurimin e strehimoreve emergjente, në shenjë pakënaqëise që rrallë shihet midis liderëve ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus.
Presidenti tregoi se Klitschko nuk kishte bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët e kryeqytetit.
Ukraina është ndikuar nga ndërprerjet e energjisë elektrike këtë javë, Zelensky tha se problemet më të mëdha ishin në Kiev.
“Për fat të keq, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjithë qytetet. Në veçanti ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë”, ka thënë Zelensky.
Zelensky tha se shumë nga banorët e qytetit kishin mbetur pa energji për 20-30 orë dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje dhe punë cilësore nga zyra e kryetarit./21Media 

Back to top button