Aktori ukrainas jelekun anti-plumb ia dha një fëmije para se të vritej
Aktori ukrainas Pasha Lee 34 vjeç ka vdekur në luftën në Ukrainë para një jave.
Mediat ukrainase kanë pohuar se Pasha Lee i dha jelekun e tij antiplumb një fëmije pak para vdekjes së tij.
Pasha Lee kishte ndihmuar fëmijët të largoheshin nga një shtëpi gjatë një evakuimi në qytetin e Irpin, kur u vra nga bombardimet ruse.
Pasha Lee Ai u bë një nga yjet e filmit të parë horror “Galeria” (2007) nga Lubomyr Levitsky. Popullariteti i gjerë i erdhi artistit së bashku me pjesëmarrjen e tij në shfaqjen “Fabrika e Yjeve – 3”, versioni ukrainas./21Media