Shengyl Ismaili i drejtohet atyre që i gjykojnë gratë

Në lidhje me rastin e vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj, ka reaguar edhe aktorja e njohur, Shengyl Ismaili.
Aktorja përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, i është drejtuar atyre që gjykojnë veshjen apo sjelljen e një vajze a gruaje.
Ismaili ka shkruar se arsyeja pse vishen shkurt gratë apo vajzat është se ashtu u pëlqen atyre.
”Per ju qe gjykoni veshjen, sjelljen… PO, vishemi shkurt, se na pelqen. PO, mbajm dekolte te hapun, se na pelqen. PO, bejme botox, tatoo, se na pelqen. PO, kaniher shajme, se na pelqen. PO, dalim deri vone kllabave, se na pelqen. PO, pijme alkohol, se na pelqen. PO, dalim ne takime me djem, se na pelqen. PO… PO.. PO… Po asnje nga keto PO -te tona, nuk do te thote PO, per juve qe vec punet e juja nuk i kqyrni”, ka shkruar aktorja në instagram.
Ndryshe, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë të dyshur për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj. Ndaj Krivaqës dhe Sejdiut është caktuar masa e paraburgimit nga 1 muaj./21Media

Back to top button