Akuzohen të miturit nga Shtimja që shfrytëzuan një grua për punë

 

Pas një hetimi disa mujor, janë ndaluar për 48 orë, dy të mitur të dyshuar N.M dhe A.M,  nga komuna e Shtimes, për shkak të dyshimit të veprës penale ”Trafikim me njerëz”.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj e cila përmes një komunikate ka treguar se brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Nga ana tjetër, sot në raportin 24 orësh të policisë është raportuar për të njejtin rast ku thuhej se me urdhër të Gjykatës janë kontrolluar  dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafiteri për shkak te dyshimit të bazuar për veprën penale ”trafikim me qenie njerëzore”.

”Gjatë kontrollit janë arrestuar dy të dyshuar për shkak se kanë strehuar, shfrytëzuar për punë viktimën femër kosovare”, është bë e ditur në raportin e policisë./21Media

Back to top button