Alban Skenderaj publikon “Dalëngadalë”

Artisti Alban Skenderaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Dalëngadalë”.
Kjo këngë u bë edhe më e veçantë, pasi protagoniste në videoklip është bashkëshortja e Albanit, këngëtarja Miriam Cani.
“Sa per informacion, kjo eshte nje kenge e imja dhe e kenduar vetem nga une por s’mund te kisha thjesht nje aktore ne nje kenge kaq te ndjere ndaj kete here vetem Miriami mund te ishte bashkeudhetarja ime ne klip! E kishte me dedikim dhe detyrim keshtu qe s’mund te mos pranonte”, u shpreh Albani në Instagram.

Ndryshe, projekti i fundit i Albanit është “Isabel”. Këngë që u prit mirë, u pëlqye e u klikua në Youtube./21Media

Back to top button