Alban Zogaj paralajmëron zhvillime interesante në kryeqytet

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj tha për rtv21 se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LVV-ja në kryeqytet me një pikë të vetme të rendit të ditës atë të zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit LDK-ja do të provoj të krijoj shumicën e re në Kuvend me partnerët potencial.

Përkundër që e ka quajtur të ngutshme dhe dashakeqe seancën e thirrur për nesër Zogaj tha se edhe LDK-ja mund të propozoj një emër për kryesuesin e kuvendit komunal dhe se ka paralajmëruar siç tha zhvillime interesante në kryeqytet.

“ Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër është e ngutshme dhe me qëllim që të shkaktoj probleme në komunën e Prishtinës, megjithatë ne jemi duke analizu situatat dhe të gjitha rrethanat ne do të shkojmë nesër në seancën e jashtëzakonshme do të shohim se çfarë propozime ka për kryesues dhe në bazë ta këtyre rrethanave do të shohim dhe mund të ketë edhe propozime nga ana jonë me partnerët potencial ne jemi në diskutime të vazhdueshme dhe kryetari Rama edhe në seancës e shkarkimit ka dalë me thirrje publike dhe ka kërkuar një emër konsensual dhe kemi qenë në biseda dhe po vazhdojnë bisedat dhe nesër do të jetë një seancë interesante”, tha ai/RTV21/21Media

Back to top button