Aleanca e Bizneseve reagon pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

 

Pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbjë Ekonomike. Kjo aleancë ka mirëpritur këtë votim, mirëpo e ka konsideruar si të vonuar këtë hap.

“Ekonomia e Kosovës po kalon nëpër sfidat e kohës së Pandemisë ekonomike, për te cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësin kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke aprovuar ligje për rimëkëmbje të ekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike qe po e shkatërrojnë ekonomin, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë ne vend.”, thuhet në reagim.

Tutje thotë se AKB shpreson se tejkalimi i Pandemisë politike është mundësi  reale për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe Prodhuesve Vendor./21Media

Back to top button