Digjet një shtallë në Polluzhë

Një shtallë në fshatin Polluzhë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 06:00.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Xhurkaj ka treguar se patrulla e Policisë së bashku me njësitin e Zjarrëfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka raportuar se është djegur një shtallë me dimenzione rreth 10x5m, me ushqim të bagëtive dhe një lopë brenda.
“Sipas ankuesit, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë defekti të rrjetit elektrik. Zjarri është lokalizuar, ndërsa dëmet materiale për momentin nuk dihen, persona të lënduar nuk ka pasur.  Gjithashtu është njoftuar edhe inspektori i zjarreve, si dhe përgjegjësi i KEDS-it të cilët do të dalin në vendin e ngjarjes. Hetimet në vijimësi”, ka thënë ai./21Media

Back to top button