Aleati i Putinit e pranon se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë më i ngadalshëm se sa pritej

Shefi i Gardës Kombëtare të Rusisë ka thënë se ofensiva ushtarake e Moskës në Ukrainë nuk ka qenë e planifikuar mirë.

Ky është pranimi më i fortë deri më tani nga një zyrtar i Kremlinit se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë më i ngadalshëm se sa pritej.

”Do të doja të them se jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim”, tha Viktor Zolotov, i cili është një aleat i ngushtë dhe ish-truproja i presidentit, Vladimir Putin.

Ai fajësoi përparimin e dobët të Rusisë tek elementët e ekstremit të djathtë që fshihen në mesin e popullsisë ukrainase, duke luajtur me një akuzë të përdorur vazhdimisht nga Moska për të justifikuar pushtimin e saj se neo-nazistët janë infiltruar në Ukrainë./21Media

Back to top button